Trio Travel
Faqe për agjenci udhëtimesh me paketa turistike, bileta avioni dhe prona, së bashku me një panel administrimi për t’i menaxhuar të gjitha.
Vizitoni faqen- Industria
- Udhëtime & prona · Faqe & panel
- Faqja live
- triotravel.al
Projekti
Trio Travel & Immo është një agjenci udhëtimesh dhe pasurish të paluajtshme në Vlorë që ofron shumë më tepër se udhëtime: bileta avioni, paketa turistike, asistencë për viza, siguracione Albsig, pagesa faturash e gjobash, transferta me MoneyGram, si dhe prona me qira dhe në shitje. Kishin nevojë për një platformë që i prezanton të gjitha — dhe për një panel që e ndihmon agjencinë në punën e përditshme.
Ndërtuam një faqe publike që i bashkon të gjitha shërbimet dhe një panel administrimi të personalizuar ku ekipi menaxhon pronat, paketat dhe ofertat e fluturimeve, regjistron siguracionet dhe check-in-et e klientëve dhe merr kujtesa në kohën e duhur — që asgjë të mos harrohet.
Çfarë ndërtuam
01Faqja publike
Paketa turistike
Oferta sezonale — festat, Krishtlindjet, destinacionet më të kërkuara — me netët, kategorinë e hotelit dhe çmimin për person, si dhe kërkesa për paketa të personalizuara.
Oferta fluturimesh
Linja me kodet e aeroporteve dhe çmimet duke filluar nga, me kontakt të drejtpërdrejtë me agjencinë për rezervim.
Prona me qira dhe në shitje
Apartamente, shtëpi, vila, toka dhe ambiente biznesi me dhoma, sipërfaqe dhe çmim, të ndara në qira dhe shitje.
Projekt rezidencial i rekomanduar
Prezantim i veçantë për Zoi Villa Residence me apartamentet, njësitë në shitje dhe vendparkimet.
Shërbimet e agjencisë
Siguracione Albsig (automjete, motorra, mjete lundruese, prona, jetë dhe udhëtim), pagesa faturash e gjobash dhe MoneyGram, të shpjeguara në një vend.
Destinacione dhe pyetje të shpeshta
Destinacionet më të pëlqyera dhe përgjigje të qarta për biletat, paketat, vizat dhe anulimet.
WhatsApp dhe kontakt
Butona kontakti të shpejtë në çdo seksion, që vizitorët të pyesin për një ofertë menjëherë.
02Paneli i administrimit
Menaxhimi i pronave
Shtimi, ndryshimi dhe publikimi i pronave me qira ose në shitje, me foto, detaje dhe status.
Paketa dhe fluturime
Krijimi dhe përditësimi i paketave turistike dhe ofertave të fluturimeve, që shfaqen menjëherë në faqe.
Regjistrimi i siguracioneve
Siguracioni i çdo klienti i regjistruar në një vend, në vend të letrave apo tabelave Excel.
Kujtesa për siguracionet
Kujtesa kur një siguracion i afrohet rinovimit, që agjencia ta kontaktojë klientin në kohë.
Regjistrimi i check-in-eve
Udhëtimet dhe të dhënat e check-in-it të klientëve, të regjistruara për çdo rezervim.
Kujtesa për check-in
Kujtesa që ekipi të mos harrojë asnjëherë check-in-in e një klienti.
Projekte të tjera
Keni një projekt në mendje? Le të flasim.
Konsultim falas, ofertë e qartë dhe përgjigje brenda 24 orëve.
Filloni projektin tuaj
